Edhe pse ka vetëm 7 muaj që është ri-asfaltuar tërësisht, rruga “Muharrem Fejza” është mbushur përsëri me gropa.
Saktësisht më 17 nëntor 2016, derisa kishte dhënë lajmin për riasfaltimin e rrugës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte thënë se “problemi i kahershëm infrastrukturor në këtë lagje po zgjidhet”, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor problemi i njëjtë është rikthyer shumë shpejt.
Banorët ankohen për kualitetin e punimeve dhe ngarkesën e kësaj rruge, ndërsa kërkojnë një zgjidhje afatgjate për këtë rruge.
Në komunën e Prishtinës fajin nuk ia lënë kualitetit të punimeve e as kompanisë, por qeverisjes së kaluar, e cila sipas tyre, e punoi këtë rrugë pa plan.
Sipas Mullafazliut, deri në ndërtimin e Rrugës A, nuk pritet të ndryshojë gjendja në këtë rrugë, në të cilën, sipas saj, deri atëherë do të intervenohet vetëm me kontratën për sanimin e gropave.
Ndryshe, banorët e lagjes, ankesa kanë edhe për pluhurin e madh, për shkak të moslarje së rrugës dhe mungesën e shenjave horizontale.
Rrugët në kryeqytet, në gjendje të mjerueshme... by kohanet