Nesër, më 20 maj 2017 (e shtunë), kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ministri, po ashtu në largim, i Infrastrukturës Lutfi Zharku, do të inaugurojnë fillimin e punimeve të rrugës, e cila lidhë fshatrat Mramor dhe Grashticë të komunës së Prishtinës.
Ministria e Infrastrukturës do të financojë projektin për zgjerimin e rrugës unazore liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë, në vlerë prej 1,242,216.01 eurosh, me një gjatësi prej 4,690.00 metrash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy projekt rrugor është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, si një rrugë mjaft e frekuentuar, e cila lidhë shumë fshatra të komunës së Prishtinës, të Gjilanit dhe më gjerë, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Po ashtu, financimi i këtij projekti infrastrukturor do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin më të hovshëm të kësaj pjese të rëndësishme të komunës së Prishtinës.
Përurimi i këtyre punimeve, do të bëhet në ora 12.00, në fillim të fshatit Mramor, afër liqenit të Badovcit.
Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin këtë aktivitet.