Rrugëve të kryeqytetit tash e disa javë vërehen të rinj me jelekë sinjalizues.
Puna që ata po bëjnë do të shërbejë për planin e mobilitetit të qëndrueshëm, raporton “038” i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht ata janë duke shënuar vend parkingjet dhe kohën e qëndrimit të veturave në to.
Paraprakisht, ata kanë përfunduar monitorimin dhe hulumtimin e transportit publik.
Të gjitha të dhënat nga terreni do të përdoren për hartimin e planit të mobilitetit, i cili pritet të përfundohet deri në vjeshtë.
Me këtë plan parashihet ndryshimi i linjave dhe krijimi i linjave të reja të transportit publik, stacioneve dhe vendparkingjeve të reja, kthimi i rrugëve në njëkahore, krijimi i unazës etj.
Hartimi dhe zbatimi i planit të mobilitetit është pjesë e përpjekjeve të Komunës së Prishtinës për reformimin e transportit publik në kryeqytet, reformë kjo e nisur me blerjen e autobusëve të rinj të Trafikut Urban.