Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hostelet, trendi i ri në Prishtinë

Prishtina çdo ditë e më shumë po u ngjan kryeqendrave evropiane. Ajo është bërë destinacion për shumë turistë anë e kënd botës.

Interesimi i madh për ta vizituar kryeqytetin, ka shtuar edhe numrin e hosteleve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me një koncept ndryshe nga hostelet tjera, është hapur këtë vit jo shumë larg qendrës, “Hostel Oda”, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Vizitorët nga SHBA-ja e Gjermania që ka pasur deri tash ky hostel, gjatë qëndrimit të tyre janë njoftuar me një pjesë të kulturës dhe trashëgimisë sonë.

Jeton Latifi nga hostel “Oda”, derisa tregon veçantitë e tjera të këtij hosteli, thotë se deri tash mysafirët janë ndarë shumë të kënaqur.

I vendosur në sheshin “Skënderbeu”, hostel “Center Prishtina”, është bërë pikë referimi për shumë turistë.

Nga ky hostel thonë se kanë përparësi për shkak se janë në qendër, dhe kjo sipas tyre , vizitorët i tërheqë më së shumti.

Kryesisht hosteleve po u ndihmon promovimi në rrjetet sociale, nga ku edhe kryhen kryesisht rezervimet.

“White Tree”, është një nga hostelet e para në kryeqytet.

Me një kërkim të thjeshtë në internet, mund të gjeni informacione për dhjetëra hostele në tërë kryeqytetin.