Ndonëse kishte humbur garën për të marrë drejtimin e degës së PDK-së në Prishtinë, Memli Krasniqi ka thënë se i vjen mirë që gëzon përkrahjen të madhe të elektoratit të kësaj partie në Prishtinë.
“Po e shoh që jam i përmendur për kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, dhe më vjen mirë për këtë gjë. Shumicën e votave të mia e kam nga Prishtina dhe kam qenë kandidati më i votuar pas z. Thaçi dhe pas z. Veseli. Kjo për mua është përgjegjësi shtesë”, ka thënë Krasniqi, në Interaktiv të KTV-së.
“Kontributin tim për Prishtinën jam munduar ta japë edhe sa kam qenë ministër i Kulturës edhe tash sa jam duke drejtuar Ministrinë e Bujqësisë. Por mund të them se tash për tash nuk kam plane për të kandiduar për Prishtinë”, ka thënë Kransiqi.