Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna ankohet se shërbimi i ri i Ministrisë po ua rëndon punën

Në Komunën e Prishtinës është shtuar fluksi i qytetarëve për t’u pajisur me ekstrakte të lindjes.

Kjo, për shkak se Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar shërbimin më të ri për qytetarët, që të kenë mundësi aplikimi për letërnjoftim dhe pasaportë në cilëndo komunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se ky shërbim e ka rënduar këtë komunë.

Vetëm muajin e kaluar në e-kioskun në kryeqytet, janë nxjerrë rreth 3000 dokumente, shumica prej tyre ekstrakte. Ky shërbim ka filluar para dy javësh.

Një sistem i tillë funksionon edhe nëpër ambasada. Iniciativa është ndërmarrë gjatë vitit 2013, mirëpo vetëm tash ka filluar të zbatohet në praktikë.

Kjo konsiderohet si një iniciative e mirë dhe lehtësim për qytetarët e Kosovës.