Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Banesat nuk janë falas por do të jenë me kosto të përballueshme

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ftuar në emisionin 038 të KTV-së ka thënë se 11 prej 12 premtimeve të tij ai i ka realizuar.

Ndër të tjera ai tha se Banesat kanë qenë premtimi i tij gjatë fushatës të cilat beson se ka arritur t’i zbatojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se do të sigurojë një fond banesash me kosto të përballueshme për punëtorët që vijnë nga institucione të shëndetit publik, arsimit dhe administratës nga Komuna e Prishtinës.

“Këto banesa nuk janë falas, ato janë banesa me kosto të ulët ku sektori publik do të ketë mundësi t’i paguajë”, tha Ahmeti.

Shumë shpejtë ai do të organizojë një konferencë bashkë me Dren Kukaj, drejtor i Pronës për të biseduar rreth planit dhe zbatimit të këtij projekti.

Këto banesa, Ahmeti tha se do të ndërtohen nëpër Prishtinë duke filluar nga Kodra e Trimave, e më këtë ai tha se dëshiron të nxitë njerëzit të punojnë në sektorin publik.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe bibliotekën “Hivzi Sylejmani” për të cilën tha se është biblioteka e Prishtinës.

Ai tha se kjo bibliotekë është shumë më e frekuentuar nga studentët se sa vetë biblioteka kombëtare.

Kur u tha se ka ankesa për numrin e paktë të punëtorëve dhe orarin e gjatë, ai tha se me mundësitë që i kanë po provojnë t’i arrijnë të gjitha, dhe se nuk kanë mundësi të marrin më shumë punëtorë.

“Hivzi Sylejmani është biblioteka e qytetit, janë 1300 lexues të regjistruar nga ora 18 deri në ora 22”.

Shumë shpejtë ai tha se në këtë bibliotekë do të sjellin edhe Qendrën e dokumentimit të krimeve të luftës.