Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Ambientit, afro 7 milionë euro borxh ndaj Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës po e kërkon borxhin prej 7 milionë eurosh nga Ministria e Ambientit për pronat e Komunës të shpronësuara gjatë ndërtimit të rrugëve nacionale, i cili borxh Komunës i është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, si e drejtë për t’u realizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Konfirmimin e së drejtës rreth këtij borxhi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazliu, për “Kohën Ditore”, duke shtuar se me gjithë këtë Ministria nuk po i kryen obligimet e saj ndaj Komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mullafazliu ka thënë se Komuna e ka marrë vendimin e Gjykatës së Apelit për këtë borxh, por jo edhe pagesën e këtij borxhi nga ana e Ministrisë.

Deri tash MMPH-ja ia ka paguar Komunës vetëm një këst prej 800 mijë eurosh para disa muajsh, dhe është ndaluar me kaq.

E zyrtarë të Ministrisë kanë thënë se ata kanë një dinamikë të pagesave që duhet të bëjnë, pa dhënë detaje se çka është paraparë në atë dinamikë për sa i përket borxhit karshi Komunës së Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.