Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se këtë javë do të nisë programi i banimit me kosto të përballueshme.
Sipas tij, në 3-5 vitet e ardhshme synohet që të sigurohet një fond banesash me kosto të përballueshme për punëtorët që vijnë nga institucionet e shëndetit publik, të arsimit, dhe administratës së Komunës së Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përfituesit e banimit të përballueshëm do të përcaktohen sipas kritereve të nevojës”, ka theksuar Ahmeti përmes një statusi në Facebook, raporton Koha.net.
Ai shtoi se gjatë javës, së bashku me Dren Kukaj, Drejtor i Pronës, do ta bëjnë publik planin konkret për zbatimin e këtij projekti, siç e quajti ai, “madhor për Komunën tonë”.
“Urime 1 Maji – Dita e Punëtorit”, tha në fund kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.