Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e Kuzhinës Qendrore kërkojnë statusin e punëtorëve publikë

Punëtorët e Kuzhinës Qendrore të Komunës së Prishtinës, përmes së cilës shërbehen me ushqim rreth 2 mijë e 500 fëmijët e moshës parashkollore nëpër çerdhet publike të kryeqytetit, kanë bërë të mërkurën një protestë simbolike para objektit të Qeverisë së Kosovës, në kërkim të rregullimit të statusit të tyre të punës, shkruan sot Koha Ditore.

Bahtije Gashi, njëra nga tri përfaqësueset e punëtorëve që kanë marrë iniciativën për të protestuar, ka thënë se 44 punëtorët e Kuzhinës Qendrore kanë mbetur prej kohësh pa status të definuar, meqë në vitin 2009 Komuna i ka hequr nga listat e pagave të sektorit publik dhe i ka vendosur në sektorin privat. Pastaj, në vitin 2015, pas ndërrimit të qeverisë komunale, ata janë rikthyer në listat e pagave të Komunës së Prishtinës, por jo si punëtorë më statusin që kishin më herët, por si të punësuar me kontratë mbi vepër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.