Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UNDP vazhdon bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, së bashku me drejtuesen e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, pritën në takim një delegacion nga UNDP-ja.

Sejdiu informoi përfaqësuesit e UNDP-së mbi zbatimin e Planit të Integritetit në Komunën e Prishtinës, luftën kundër korrupsionit dhe transparencën radikale në qeverisje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai po ashtu potencoi se “Komuna e Prishtinës u zgjodh Komuna më transparente pa asnjë vlerësim negativ nga indeksi i transparencës organizuar nga OJQ ‘Çohu’”.

Përfaqësuesit e UNDP-së, sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, theksuan se ata janë të kënaqur me performansën e Komunës së Prishtinës dhe u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte të përbashkëta.