Lagja e dytë, e fshatit Prugoc ende nuk i ka të vendosura tabelat e rrugëve. Megjithatë, emrat e rrugëve janë caktuar, dhe atë, pa dijeninë e banorëve.
Sipas tyre, këshilli i bashkësisë lokale, nuk i ka njoftuar ata fare, duke vendosur për emrat e rrugëve, pa pëlqimin e banorëve, raporton emisioni “038” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të evituar këtë, ata kërkojnë që përmes rregullores së re për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Prishtinës, të shtohen roli i banorëve dhe monitorimi këshillave nga komuna.
Sipas tyre, kjo duhet të bëhet në mënyrë që t’u ikën keqkuptimeve dhe mosmarrëveshjeve eventuale në mes banorëve.
E ky është vetëm një nga shqetësimet e shumta të ngritura në diskutimin publik për draft-rregulloren në fjalë. Aty u kërkua që të zgjidhen edhe një varg çështjesh të tjera.
Rregullimi i pagesës dhe gjatësia e mandatit ishte një nga çështjet e para të ngritura.
Me draft-rregulloren, parashihet edhe përmbushja e normës gjinore të përfaqësimit të grave me së paku 30%, dhe që vendimet të mos merren pa praninë e tyre.
Por jo të gjithë u pajtuan me këtë, njësoj si me përfaqësimin e pakicave. Në këtë diskutim pakënaqësi pati edhe rreth ndarjes së territorit të bashkësive lokale.
Ndryshe, për këtë rregullore do të diskutohet edhe javën e ardhshme, ndërsa pas përfundimit të diskutimeve publike për të, ajo do t’i dorëzohet Kuvendit për miratim.