Banorët e një rruge të papërfunduar në lagjen Mati 2, ankohen se gjysma e rrugës së pashtruar, po u krijon vështirësi.
Ata thonë se pavarësisht premtimeve për rifillim të punimeve pas pak muajsh, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas gjysmë viti, raporton “038” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vjeshtë u ndalën punimet në këtë rrugë, në lagjen Mati 2.
Megjithëse në numër të paktë, banorët që jetojnë në gjysmën e rrugës së pashtruar, po ankohen që u “lanë anash” nga komuna.
Pavarësisht premtimeve për rifillim të punimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Vështirësi thonë se kanë kur ka reshje. Telashet e tyre disa herë ia kanë adresuar Komunës së Prishtinës.
Sipas tyre, prioritet në shtrim është dashur të kenë rrugët e banuara, para disa të tjerave, që, sipas tyre, shfrytëzohen shumë pak ose hiç.