Komuna e Prishtinës ka krijuar mundësitë për të filluar një strategji të re për shkollimin në moshën e hershme dhe se është rritur dukshëm numri i fëmijëve të përfshirë në çerdhe.
Arbërie Nagavci nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Prishtinës tha të martën se janë realizuar objektivat dhe pritshmëritë për “Çerdhet me bazë në komunitet”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, Komuna e Prishtinës ka krijuar mundësitë për të filluar me një strategji të re për shkollimin në moshën e hershme. Ajo tha se është rritur dukshëm numri i fëmijëve të inkuadruar në çerdhe.
Në konferencë u tha se derisa në vitin shkollor 2014-2015 ka pasur 15.7% pjesëmarrje të fëmijëve në çerdhe, tani është rritur pjesëmarrja ku një e treta e tyre janë të inkuadruar në çerdhe.
Fitore Pacolli, shefe e Kabinetit të kryetarit në Komunën e Prishtinës, theksoi se janë 5 çerdhe që janë duke funksionuar shumë mirë dhe se është duke u punuar që të hapen edhe 5 të tjera.
Në takim ishin prezent edhe përfaqësues të çerdheve të themeluara dhe njëherësh treguan për të arriturat dhe sfidat që kanë kaluar gjatë funksionalizimit të çerdheve.