Drejtori i shërbimeve publike, mbrojtje dhe shpëtim në komunën e Prishtinës, Gent Begolli në një prononcim për emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV, ka njoftuar se brenda 2-3 ditëve, Prishtina do të ketë deponinë për mbeturina inerte.
Kjo deponi sipas Begollit do të jetë në periferi të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto ditë drejtoria e urbanizmit ka caktuar disa lokacione për ndërtimin e një deponie për mbeturinat inerte. Janë tri lokacione, por ende nuk mund t’i bëjmë publike, derisa ne brenda këtyre 2-3 ditëve do të vendosim për lokacionin. Ajo është më se e rëndësishme, sepse do ta mundësonte që Prishtina të jetë shumë më e pastër”, tha Begolli, transmeton koha.net.
Kjo do të jetë deponia e parë për mbeturina inerte në Komunën e Prishtinës.