Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontejnerët nëntokësorë në Prishtinë, 280 mijë euro investim jofunksional

U nisën në vitin 2013, pak para zgjedhjeve lokale dhe derisa qytetarët do të votojnë përsëri, 4 vjet më vonë, ky projekt mbetet jofunksional.

Shumë pak janë përdorur kontejnerët nëntokësorë në rrugën “Rexhep Luci”, raporton “038” i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së fundmi, aty janë rikthyer kontejnerët mbitokësorë, ndërkohë që ata të cilët nuk po përdoren, janë dekoruar nga një lokal pranë.

280 mijë euro ka shpenzuar kot komuna, vlerësojnë qytetarët, për të cilët kontejnerët duhet të largohen tërësisht.

Komunarët nuk e quajnë projekt të dështuar, por jofunksional, për shkak të problemeve me kamionë nga kompania “Pastrimi”.

Prishtina do të ndryshojë kontejnerët nëntokësorë dhe do të vendosë të tjerë, që shfrytëzohen më lehtë sikurse në Ferizaj.