Kryeqyteti vazhdon të jetë i mbuluar nga reklama pa kritere e me dimensione të llojllojshme.
E pikërisht për matjen e tyre, në qershor të 2015-ës, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, prezantoi pajisjet “Spike”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur e ka bërë këtë prezantim, ai pat shkruar: “2 mijë ankesa në vit nga qytetarët do të zgjidhen shumë shpejt me këto pajisje dhe do të shtojnë të hyrat në komunë”.
Ndërsa, pat shtuar se kjo teknologji për matjen e sipërfaqes do të pamundësojë edhe keqpërdorimet në vlerësimin e pronave dhe reklamave, raporton “038” i KTV-së.
Për gati dy vjet, një pajisje laserike “spike”, që megjithatë nuk është plotësisht e njëjtë me atë të prezantuar nga kryetari Ahmeti, po përdoret më së shumti nga inspeksioni.
Derisa shpjegon funksionet e pajisjes, inspektorja Syzana Pllana thotë se ajo ua ka lehtësuar punën.
Pos kësaj drejtorie, pajisje të tilla përdoren edhe nga drejtori tjera, ndërsa komunarët thonë se pos rritjes së efikasitetit, ato kanë minimizuar gabimet.
Megjithëse nuk ka dhënë ndonjë statistikë konkrete, sipas Mullafazliut, kjo ka ndikuar edhe në uljen e numrit të ankesave.
Më 2016, Komuna e Prishtinës kishte planifikuar 6.3 milionë euro të hyra, ndërsa realizoi mbi 7 milionë, por, sipas saj, në këtë ka ndikuar shkallëzimi i tatimit sipas zonave dhe elemente të tjera, e jo direkt pajisja.