Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes Facebookut ka njoftuar për zbatimin një projekti të komunës në lagjen Kodra e Diellit. Në këtë projekt, transmeton Koha.net, janë paraparë hapësira për rekreacion e aktivitete sportive.
Ky është postimi i Ahmetit:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa filluar implementi i projektit "Bllok pas Blloku" në lagjen Bregu i Diellit. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës urbane dhe përmirësimin e hapësirës publike përmes krijimit të një vendi të qëndrueshëm social dhe miqësor ndaj mjedisit, krijimin e një hapësire publike me shumë funksione që do të ndërthur hapësira për socializim (takime, tubime, shëtitje, pushim etj), rekreacion pasiv dhe aktiv (jogging, vrapim, patinazh, lojëra, ushtrime, etj), përdorimin e gjelbërimit të formave të ndryshme (të ulëta, të mesme dhe të larta) në favor të ofrimit të një mjedisi të gjelbëruar dhe të rehatshëm.
Ky projekt është financuar në bashkëpunim me UNHABITAT-in. Vlera e projektit është 166.274.11€, ndërkaq plani dinamik parasheh që projekti të kryhet brenda 90 ditë pune..
{gallery}