Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me 45 kioska të reja, modalitetet ende të papërcaktuara

Prishtinë, 11 prill – Prishtina do të bëhet me kioska të reja, të cilat do të vendosen në 45 lokacione vetëm brenda qytetit. Por, shumë nga modalitetet rreth këtyre kioskave kanë mbetur të papërcaktuara dhe do të duhej t’i definonte një komision, që do të formohet enkas për to.

Një prej dilemave të pazgjidhura është edhe çmimi që do të paguajnë pronarët që marrin ato në shfrytëzim. Aktualisht zyrtarë të komunës nuk kanë pranuar të flisnin as për çmimet e përafërta. Ndërsa, mbetet që të përcaktohet me vendim edhe ajo se çfarë do të lejohet të shitet në to.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kioskat, do të jenë të 3 madhësive: 9, 12 dhe 18 metra, por disenji i tyre do të jetë unik, me gjithë dallimin në madhësi.

Deri tashti në Prishtinë kanë qenë afro 80 kioska, por gjysma prej tyre nuk kanë funksionuar asnjëherë, sepse kanë qenë shumë afër njëra-tjetrës, ka thënë Florim Krasniqi, zyrtar planifikimi në Drejtorinë e Planifikimit, në Komunën e Prishtinës.

Ai ka theksuar se Komisioni për funksionimin e kioskave shumë shpejt do të formohet, pasi që atë e presin shumë punë rreth rregullimit të kësaj çështjeje të kryeqytetit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).