Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E-kioska në Komunën e Prishtinës nuk pranon letërnjoftimet e pensionistëve

Ka kohë që radhët menaxhohen më mirë në ofiçarinë e Komunës së Prishtinës.

Shumë nga ata që presin për t’u pajisur me dokumente, janë të moshuar, mbi 65 vjeç. Kjo për shkak se e-kiosku nuk i pranon letërnjoftimet e përhershme, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo gjë po shihet si e padrejtë nga të moshuarit, të cilët thonë se pas moshës 65 –vjeçare, pajimi me dokumente do të duhej të lehtësohej e jo të vështirësohej.

Ata thonë se prej kur arrijnë moshën e pensionit, çdo 6 muaj duhet të paraqiten për të vërtetuar se janë gjallë dhe për këtë iu duhen edhe dokumente në komunë.

Ofiçarët këshillojnë të moshuarit të pajisjen me letërnjoftime biometrike të dhënat e të cilit lexohen edhe në e-kioskë.