Ushtrimet mund ta ngadalësojnë rënien kognitive tek personat e moshuar për 10 vjet, konstatuan hulumtuesit në Universitetin e Miamit në një studim.
Personat të cilët raportuan pak ose aspak aktivitet fizik në studim e kishin një rënie më të madhe në plakjen e trurit se ata që ishin aktivë, raportojnë hulumtuesit në studimin e ri, të publikuar në “Journal of the American Academy of Neurology”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë studim i publikuar më herët këtë vit nga Universiteti i Bostonit zbuloi që rritja e qarkullimit të gjakut si rezultat i aktiviteti fizik mbrojti vëllimin e trurit, që gjithashtu e mbron aftësinë e tij për të funksionuar si duhet.
“Aktiviteti fizik është një mundësi tërheqëse për ta zvogëluar barrën e dëmtimit kognitiv në shëndetin publik, sepse ka kosto të ulët dhe nuk ka kundërindikacione me medikamentet”, tha dr. Clinton Wright, profesor i asociuar i neurologjisë në Universitetin e Miami, në një njoftim për shtyp.
Për këtë studim, hulumtuesit e rekrutuan 876 pjesëmarrës me një moshë mesatare 71 vjeçare, duke e vlerësuar kognitivitetin e tyre në Studimin e Manhattanit Verior bazuar në shpejtësinë e përpunimit, kujtesën semantike, kujtesën episodike dhe funksionin ekzekutiv, ku 90 për qind e pjesëmarrësve raportuan ushtrime të lehta, dhe 10 për qind raportuan nivele të moderuara dhe të larta të ushtrimeve, transmeton Koha.net. Pjesëmarrësit më pas u vlerësuan pas shtatë vitesh me të njëjtat teste, dhe përsëri pesë vjet pas kësaj.
Në përgjithësi, hulumtuesit raportojnë se personat pa shenja të dëmtimit kognitiv të cilët ushtruan më së paku kur filloi studimi, treguan një rënie më të dukshme në funksionin e trurit, barabartë me rreth 10 vjet të plakjes.
“Numri i personave mbi moshën 65 vjeçare në Shtetet e Bashkuara është në rritje, që do të thotë se barra e shëndetit publik rreth problemeve të të menduarit dhe të kujtesës sigurisht do të rritet”, tha Wright. “Studimi ynë tregoi se për personat e moshuar, ushtrimet e rregullta mund të jenë mbrojtëse, duke i ndihmuar ata që t’i ruajnë aftësitë e tyre kognitive për më gjatë”.