Harrojeni qumështin e bajameve dhe largoni pakot e qumështit të sojës nga shtëpia, sepse në radhë është një trend i ri dhe një superushqim i ri – qumështi i devesë, i cili sjell shumë përfitime shëndetësore, transmeton koha.net.
Përfitimet e qumështit të devesë janë të shumta, sepse në krahasim me atë të lopës ka më pak yndyra të ngopura, përmban nivele të larta të proteinave, më shumë hekur dhe vitamina B dhe C. Hulumtimet e mëhershme tregojnë se ai ndihmon në luftën kundër sëmundjeve si autizmi, diabeti dhe madje edhe sëmundja Crohn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, qumështin e devesë e tolerojnë në mënyrë të shkëlqyer njerëzit intolerantë ndaj laktozës, ndërsa grupet nomade arabe besojnë se alternativa e qumështit të devesë është qumështi i gjirit, transmeton koha.net.
Si duket ai është duke u bërë një trend i ri në dietë. Madje edhe Kim Kardashian, gjatë vizitës në Bahreinin vitin e kaluar, në profilin e saj në “Instagram” e vendosi foton me pyetjen: "A keni qumësht të devesë?".
Megjithatë, derisa efektet e vërteta të qumështit të devesë në shëndetin tonë ende nuk janë dëshmuar, duhet theksuar që gjysmë litri e këtij qumështi kushton 18 dollarë.
Për këtë arsye, Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) nuk e lejon shitjen e lirë të qumështit të devesë, dhe as promovimin e tij si ilaç.