Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Lidhja në mes të fitnesit, nivelit të hekurit dhe notave të studentëve

Hulumtuesit kanë zbuluar se studentët, të cilët ishin të aftë fizikisht dhe kishin nivele normale të hekurit kishin mesatare më të larta të notave se studentët që nuk i kishin këto.

Studimi nga Universiteti Nebraska-Lincoln dhe Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë i përcollën 105 studente femra të regjistruara në Penn State që e kishin një GPA mesatare (nota mesatare) prej 3.68.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hulumtuesit zbuluan se femrat me nivele më të larta të hekurit të depozituar kishin nota më të larta, dhe se femrat që ishin në formën më të mirë fizike me depozita të mjaftueshme të hekurit kishin nota më të larta se femrat me më pak fitnes fizik dhe nivele më të ulëta të hekurit.

Dallimi në GPA ishte afërsisht 0.34, ose dallimi për një notë, në mes të dy grupeve.

“GPA-ja është një masë shumë e lehtë e suksesit dhe diçka me të cilën të gjithë mund të ndërlidhen”, tha Karsten Koehler, asistent profesor i shkencave të të ushqyerit dhe shëndetit në Universitetin e Nebraskës, në një njoftim për shtyp, transmeton Koha.net. “Kjo është diçka që rezonon mjaft mirë. Është gjithmonë mirë ta tregojmë një lidhje, e cila e ka një efekt domethënës i cili përkthehet në diçka që të gjithë mund ta zbatojnë”.

Një arsye për gjetjet mund të jetë se mungesa e hekurit mund të shkaktojë lodhje, kapacitet më të ulët të punës dhe performancë të dobët akademike.

Koehler tha se hulumtimi ka treguar se ndikimi i fitnesit ishte më i madh në përgjithësi se ndikimi i statusit të hekurit, por kur u kombinua, ndikimi ishte i ndjeshëm.

“Përmirësimi i fitnesit ose mbajtja e një niveli të lartë të fitnesit mund të jetë i rëndësishëm për suksesin shkollor”, tha Koehler. “Teorikisht, ne duhet gjithashtu të sigurohemi që dieta të jetë e përshtatshme për t’i parandaluar mangësitë ushqyese”.

Studimi është publikuar në The Journal of Nutrition.