Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet kundër rënies së flokëve

Nëse po shikoni që flokët po bien me ritme të larta, mos u tmerroni!

Ende ka shpresë për ju, me kushtin që të fusni disa ushqime të caktuara në dietën tuaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse konsumoni ushqimet e mëposhtme, ka shumë mundësi që flokët të qëndrojnë në vendin e vet, transmeton tch.

Salmon

Duhen ngrënë proteina për ta mbajtur të fortë flokun. Zgjidhja e duhur është salmoni, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore omega 3.

Mjaltë

Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

Arrat dhe farat

Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për flokun. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

Spinaq

Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit, një përbërës i rëndësishëm për shëndetin e flokut.