Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Krijohet testi i gjakut që zbulon se vuani nga Alzheimer

Shkencëtarët në Japoni dhe Australi kanë krijuar një test gjaku që mund të zbulojë ndërtimin e proteinave toksike të lidhura me sëmundjen Alzheimer.

Kjo është botuar në revistën Nature dhe është një hap i rëndësishëm drejt një prove të gjakut për të zbuluar çrregullimet mendore, transmeton KJ.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Testi ishte 90% i saktë kur u provua në njerëz të shëndetshëm, ata me humbje të kujtesës dhe pacientë të prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Ekspertët thanë se qasja ishte në një fazë e parë dhe kishte nevojë për testime të mëtejshme, por duket shumë premtuese.

Sëmundja e Azheimerit filllon shumë kohë para se pacientët të kenë ndonjë simptomë të humbjes së kujtesës.

Trajtimi i demencës duhet të fillojë para humbjes së përhershme të qëlizave të trupit, prandaj kanë filluar hulumtimet për të zbuluar Alzheimer.