Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Agrumet ndihmojnë në parandalimin e gurëve në veshka

Ardhja e verës sjell edhe nevojën për të konsumuar më shumë ujë. Uji, përveç që është i nevojshëm për hidratim të organizmit, edhe u mundëson veshkave të punojnë si duhet. Por ekspertët për personat që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, rekomandojnë që të pinë sa më shpesh lëngje të limonit dhe limetës.

Lëngjet e limonit dhe limetës së shtrydhur dhe ujit të filtruara u rekomandohen të gjithëve, dhe posaçërisht personave që vuajnë nga sëmundjet e veshkave dhe që i takojnë grupit të rrezikut për t’u krijuar gurët e veshkave. Përveç që limoni dhe limeta ndihmojnë në parandalimin e krijimit të gurëve në veshka, po ashtu mund të ndihmojnë edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2, shtypjes së lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Frutat agrume ndihmojnë në parandalimin e krijimit të kristaleve në sistemin urinar. Në këtë mënyrë marrin pjesë direkt në parandalimin e krijimit të gurëve të veshkave. Limoni dhe limeta e freskët janë disa prej burimeve më të mira të acidit të citros.

Ekspertët theksojnë që nevojitet të pihen lëngje ekskluzivisht të agrumeve të freskëta, sepse lëngjet e konservuara zakonisht përmbajnë shumë sheqer dhe nuk do të kenë ndikim pozitiv në shëndet. Para se të filloni të pini çdo ditë lëngje të agrumeve, gjithsesi duhet të konsultoheni me mjekun, posaçërisht nëse merrni ilaçe.

Lëngun e limonit apo limetës së shtrydhur përziejeni me ujin e filtruar. Për shije sa më të mirë mund të shtoni pak livandë, për të cilën hulumtimet kanë treguar që ka ndikim të mirë në shëndetin e traktit urinar.

{gallery}