Pavarësisht historisë e cila na ka mësuar se meshkujt janë më të aftë për ngritje të peshave të rënda, copëtimin e drunjve dhe për detyra të tjera fizikisht të rënda, shkenca tregon se kjo nuk është e vërtetë.
Femrat janë më të qëndrueshme kur bëhet fjalë për epidemitë e ndryshme, skllavërinë dhe urinë!
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë studim amerikan ka zbuluar se femrat kanë më shumë të ngjarë të mbijetojnë nëse gjenden në ndonjë situatë e cila e kërcënon jetën e tyre, transmeton Koha.net.
Hulumtuesit erdhën në këtë përfundim duke i krahasuar normat e vdekshmërisë së meshkujve dhe femrave që ishin të nënshtruara ndaj urisë, epidemive dhe skllavërisë.
Ata i studiuan skllevërit në plantacionet në Trinidad nga shekulli i 19 dhe skllevërit e liruar nga Liberia nga e njëjta periudhë.
Mosha mesatare e skllavërisë midis 1813 dhe 1816 ishte 15 deri në 18 vjeç për meshkujt dhe 13 deri 21 për femrat.
Skllevërit e liruar nga Liberia jetuan midis 35 dhe 49 vjeç, por në fund femrat i tejkaluan meshkujt. Gjithsej 43% e robërve vdiqën brenda një viti për shkak se u ekspozuan ndaj sëmundjeve të reja, të cilat nuk i kishin hasur në fushën e skllavërisë.
Me rastin e lindjes, jetëgjatësia e djemve mesatarisht ishte 1.68 vjeç dhe e vajzave ishte 2.23 vjeç.
Shpresojmë që pas kësaj meshkujt nuk do të ndihen të pasigurt, sepse bëhet fjalë për një forcë biologjike e cila është e paracaktuar gjenetikisht.