Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

QKUK siguron shiritat e TOT për rregullim të urinimit të pakontrolluar

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po kryhet një ndërhyrje e cila rregullon urinimin e pakontrolluar, thuhet në një njoftim për media të këtij institucioni.

Urinimi i pakontrolluar, që njihet se stres incontinenca urinare, ka filluar të trajtohet me shumë sukses , përderisa QKUK ka siguruar shiritat e TOT, që mundësojnë korrigjimin e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri tani ky shërbim është kryer rrallë në pamundësi të blerjes së tyre nga ana e pacientëve. Klinika e Urologjisë ka ekip të përgatitur dhe të trajnuar për ta kryer këtë shërbim, andaj pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim mund të drejtohen tek Klinika e Urologjisë në QKUK, shtohet në njoftim.

{gallery}