Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Japonezët dhe jugkoreanët të parët që do të provojnë çokollatën…rozë!

Zyrih, 18 janar – Konsumatorët japonezë dhe koreano-jugorë do të mund të blejnë për herë të parë çokollatën rozë, të ashtuquajtur “rubin”, një varietet i ri që bashkon çokollatën e zezë, qumështin dhe çokollatën e bardhë, njoftoi sot grupi zviceran “Nestle” që do ta nxjerrë në shitje.

“KitKat”, marka kryesore e vaferave çokollatë, shitur si një prodhim i cilësisë së lartë në Japoni, do të tregtojë një numër të reduktuar, të disponueshëm në shtatë dyqane dhe në faqen e tij të internetit nga 19 deri më 25 janari”, theksoi gjiganti zviceran në një komunikatë, që e transmeton atsh-ja raportimin e AFP-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prodhuar nga kryeshefi japonez i kuzhinës, Yasumasa Takagi, ky numër, destinuar për të shënuar fillimin e kësaj çokollate të re do të limitohet në 5 000 njësi, me çmimin 400 jen (tre euro)”, theksoi “Nestle”.

Duke nisur nga 1 shkurti, 80 dyqane do të hapen në Japoni për të propozuar një asortiment për Shën Valentin, shitur rreth 1 800 dhe 2 400 jen (13-18 euro).

“Jam shumë i nderuar për pjesëmarrjen në këtë moment emblematik në historinë e çokollatës”, deklaroi në komunikatë, Takagi, që ka realizuar vazhdimisht recetat për “KitKat” në Japoni.

Grupi zviceran ”Barry Callebaut”, që furnizon me kakao dhe përbërësit për çokollatë grupet e mëdha ushqimore dhe profesionale të embëltoreve, zbuloi në shtator këtë varietet çokollate, ngjyrë rozë në të kuqe, e quajtur “rubin”.