Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shqiptarët meshkuj ndër duhanxhinjtë më të mëdhenj në botë

Një hartograf çek, njëherësh linguist e matematikan, ka sajuar hartën në bazë të të dhënave sa përlind të popullatës mashkullore mbi 15 vjeç pinë duhanin.

Në hartë është shënjuar secili vend i Europës me përqindjen e duhanpirësve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas kësaj harte vendet ku meshkujt pinë më së paku duhan janë Irlanda (17%), pastaj vijnë Danimarka (18%), Suedia (20%), Norvegjia (22%) dhe Finlanda (23%).

Duhanpirësit më të mëdhenj janë rusët (59%), grekët (53%), shqiptarët (51%) dhe ukrainasit (49%).

Por, sipas të dhënave nga e gjithë bota, duhanpirësit më të mëdhenj janë meshkujt në Indonezi, Jordani, Kiribate, Siera Leone e pastaj vjen Rusia.