Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Lojërat e dhunshme e ndryshojnë trurin e të rinjve dhe i bëjnë më të pandjeshëm

Videolojërat e dhunshme e ndryshojnë trurin e të rinjve duke e zvogëluar aftësinë për t’i procesuar emocionet themelore njerëzore dhe duke i bërë më pak të dhembshur.

Në një studim të publikuar në revistën “Social Affective and Cognitive Neuroscience”, pretendohet se lojërat si “Call of Duty”, janë të lidhura me empati më të vogël dhe se lojërat e tilla i bëjnë të rinjtë të ftohtë, të pandjeshëm dhe jashtë kontrollit në situata shqetësuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndodh sepse pamundësohet aftësia e njerëzve për ta procesuar shprehjen emocionale të fytyrës dhe për t’i kontrolluar reagimet e tyre.

Në një eksperiment të udhëhequr nga shkencëtarja Laura Stockdale nga universiteti Loyola në Chicago, morën pjesë persona që luajnë shpesh dhe rrallë në lojëra të tilla, transmeton Koha.net. Nëse ia kushtoni 30 orë në javë lojërave, atëherë konsiderohet se luani shpesh.

U analizuan tre lojëra të natyrës së dhunshme dhe jo të dhunshme. Në grupin që luajti lojëra të dhunshme ishin 30 lojtarë, ndërsa në grupin që luajtën lojëra jo të dhunshme ishin 31 lojtarë. Të gjithë e kishin një mesatare prej 21 vjetësh. U monitorua puna e valëve të tyre të trurit përmes elektroencefalogografisë.

Pas kësaj, atyre iu lëshuan skena që përmbajnë fytyra të qeshura dhe të frikësuara të njerëzve. Lojtarët të cilët luanin lojëra të dhunshme shpesh nuk kishin reagim emocional ndaj fytyrave të frikësuara, ndërsa kishin reagim emocional ndaj fytyrave të lumtura, gjë që tregon se janë “topitur” për shkak të ekspozimit të tepërt ndaj dhunës dhe këtyre shprehjeve të fytyrës në lojë, thonë shkencëtarët.

Studimet e mëhershme kanë treguar se lojërat e dhunshme të cilat përfshijnë qitje me armë mund ta dëmtojnë trurin dhe ta rrisin rrezikun ndaj sëmundjes së Alzheimerit.