Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Disa persona mund të jenë alergjikë ndaj ushtrimeve

Kjo me të vërtetë ekziston.

Një të mërkurë dy vjet më parë Joe O'Laery shkoi për pizza me prindërit e tij. Ishte kjo një pizzë e madhe me domate dhe feferona, dhe Joe e ndau atë me nënën e tij. Pas asaj darke ai shkoi në palestër. Pas gjysmë ore ushtrimesh ai filloi të ndihej çuditshëm. Sytë filluan t’i lotonin dhe ishin të fryrë, nuk mund të merrte frymë ndërsa fytyra iu ënjt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai përfundoi në një spital ku u trajtua me steroide dhe antihistamine. Ishte ky një reagim i fortë alergjik, por jo vetëm ndaj ushqimit që e konsumoi. Bëhej fjalë për një kombinim të ushqimit dhe ushtrimeve. Iu diagnostikua një gjendje e cila quhet anafilaksi e nxitur nga ushtrimet tek e cila reaksioni alergjik ndodh vetëm nëse kryhen ushtrime.

Djaloshi e kishte një reagim anafilaktikoid ndaj feferoneve, domateve, sojës dhe produkteve të arrave. Anafilaksia e nxitur nga ushtrimet u përshkrua për herë të parë në vitin 1979 dhe sigurisht i prekë 50 në 100 mijë persona, transmeton Koha.net. “Mjekët ende nuk e dinë se pse ndodh një reagim i tillë alergjik”, thotë Maria Castells, alergologe nga Birgham and Women’s Hospital në Massachusetts.

Në 30 deri 50 për qind të njerëzve vjen deri tek reagimi për shkak të një kombinimi të ushqimit të caktuar dhe ushtrimeve. Disa femrave kjo u ndodhë në një kohë të caktuar të ciklit menstrual kur nivelet e tyre të estrogjenit janë të larta, sepse hormoni mund të lidhet me qelizat që ndërlidhen me reaksionin alergjik.

Castells argumenton se ka shumë gjëra që mund të jenë shkaku, dhe ndonjëherë është gabim edhe vetëm ushtrimi. Sasia e ushtrimeve që nevojitet për ta shkaktuar një reaksion alergjik ndryshon nga personi në person. Në përgjithësi, ata që janë në formë të mirë kanë më shumë nevojë për stërvitje. Pothuajse të gjitha llojet e ushtrimeve, vallëzimi, vrapimi ose çiklizmi mund të shkaktojnë anafilaksi. Notimi nga ana tjetër është i sigurt, sepse deri më tani nuk është regjistruar asnjë reaksion pas këtij aktiviteti.

Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton lidhjen midis ushtrimeve dhe anafilaksisë. Ekzistojnë teori se cilët mekanizma janë të përfshirë në këtë dhe cilët lidhen me ndryshimet që ndodhin gjatë ushtrimeve. Qarkullimi më i madh i gjakut mund t’i shtyjë qelizat imune nëpër trup.

Proteinat e caktuara në zorrë gjithashtu e ndryshojnë sjelljen gjatë ushtrimeve, duke u futur në ndërveprim me ushqimin në një mënyrë që mund të shkaktojë reaksion alergjik, përcjell Koha.net. Duke pasur parasysh se ushtrimet e rrisin absorbimin në traktin gastrointestinal, ka më shumë të ngjarë që më shumë alergenë mund të arrijnë gjatë ushtrimeve.

Të gjitha këto teori janë të vështira për t'u verifikuar, sepse gjendja në fjalë është e pamundur të shkaktohet në laborator. Nuk ka modele në minj. Megjithatë, deri tek diagnoza vihet lehtë. Kur të njihen simptomat, ato trajtohen si çdo alergji tjetër.