Nuk është lehtë të thuhet se kur është njeriu nën stres, por është e domosdoshme që të korrigjojë rutinën dhe zakonet.
Faqja Indy100 përmend gjashtë shenjat e stresit në bazë të të dhënave të mbledhura nga organizatat shëndetësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStresi është njëri nga shkaqet e dhimbjes së kokës. Zvogëlimi i stresit po ashtu çon në uljen e problemeve me dhimbjen e kokës.
Problemet me gjumë janë indikator i dytë se jeni nën stres. Ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet gjumit dhe shëndetit mental. Nëse për një kohë të gjatë jeni pa gjumë, kjo është shenjë se jeni nën stres.
Stresi mund të shkaktojë edhe ekzemën, aknet, si dhe probleme tjetra me lëkurën. Ndjenja e lodhjes dhe teprimi me kofeinë mund të sjellë deri te dehidratimi i lëkurës, transmeton KosovaPress.
Tendosja në muskuj mund të jetë si rezultat i stresit dhe për tejkalimin e tyre nevojitet joga dhe ushtrimet.
Humbja e apetitit ose shtimi i tij, mund të jetë një nga shenjat e stresit. Ai aktivizon luftën në trup që ndikon në apetit dhe rrit nivelin e kortizolit dhe insulinës.
Stresi mund të ndikojë edhe në humbjen e interesimit për seks, ndërsa problemi më i madh është psikik. Stresi, po ashtu, mund të jetë shkaktar indirekt i disfunksionit erektil, por sjell edhe deri te rritja e tensionit të gjakut dhe konsumimit më të madh të alkoolit.