Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ata që shajnë shumë kanë fjalor më të mirë?

Nëse dikush ju ka akuzuar ndonjëherë që tingëlloni më pak inteligjent sepse shani shumë, mos u bëni merak - shkenca ju mbështet.

Një studim i ri ka zbuluar se ata që kanë një repertor të shëndetshëm të sharjeve në dispozicion të tyre kanë më shumë të ngjarë që ta kenë një fjalor më të pasur sesa ata që nuk e kanë këtë repertor, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo e sfidon stereotipin e mbajtur prej kohësh se njerëzit shajnë për shkak se nuk mund të gjejnë fjalë më inteligjente për t’u shprehur. Siç ka thënë një herë Stephen Fry: "Lloji i personit i cili mendon se sharja është në ndonjë mënyrë shenjë e mungesës së arsimimit ose mungesës së interesit verbal është thjesht i çmendur".

Psikologët Kristin Jay dhe Timothy Jay nga Kolegji Marist dhe Kolegji Massachusetts i Arteve Liberale (nuk është e qartë nëse janë të lidhur), dolën me hipotezën se njerëzit të cilët janë të mirë në sharje kanë më shumë të ngjarë që të kenë rrjedhshmëri më të madhe gjuhësore gjithashtu.

Për eksperimentin e parë, ata i mblodhën 43 pjesëmarrës (30 femra) të moshës në mes 18 dhe 22- vjeçare, dhe së pari kërkuan prej tyre që të shajnë dhe thonë fjalë tabu sa më shumë që të munden brenda 60 sekondave.

Në vijim, ata duhej të lexonin sa më shumë emra të kafshëve që mundnin brenda 60 sekondave. Hulumtuesit përdorën emra të kafshëve si tregues të fjalorit të përgjithshëm të personit dhe interesimit për gjuhën.

Meqë çdo fjalë apo frazë e kuptueshme tabu anglo-amerikane konsiderohej si lojë e ndershme, pjesëmarrësit i gjeneruan gjithsej 533 fjalë tabu, duke i përfshirë edhe fjalët më banale si "cum dumpster" dhe "ass pirate".

Pjesëmarrësit iu nënshtruan edhe të ashtuquajturave detyrave Fas, të cilat janë teste të standardizuara të rrjedhshmërisë verbale.

Në një eksperiment të dytë, edhe 49 pjesëmarrëseve (34 femra) të moshës në mes 18 dhe 22-vjeçare iu kërkua ta bënin një gjë të ngjashme - këtë herë nga ata u kërkua që të shkruajnë sa më shumë fjalë fyese dhe emra të kafshëve duke filluar me shkronjën "a".

Ata gjithashtu i përfunduan detyrat FAS për ta vlerësuar rrjedhshmërinë e tyre të përgjithshëm të gjuhës.

Përmes publikimit në revistën Language Sciences, studiuesit zbuluan gjithashtu se fjalët shprehëse të sharjes ishin gjeneruar me ritme më të larta se fyerjet, dhe kishte shumë pak dallim në mes të asaj me të cilën dolën pjesëmarrësit femra dhe meshkuj.

"Në përputhje me gjetjet që nuk e tregojnë një ndryshim gjinie në madhësinë e leksikonit të tabuve, nuk u gjet asnjë dallim i përgjithshëm gjinor në gjenerimin e fjalëve tabu", raportojnë ata.

Ata zbuluan se aftësia për t’i gjeneruar fjalët sharëse nuk ishte një tregues i varfërisë së përgjithshme të gjuhës - në fakt, ata zbuluan se rrjedhshmëria e tabuve është e lidhur pozitivisht me masat e tjera të rrjedhshmërisë verbale.

"Një leksikon voluminoz i tabuve mund të konsiderohet si një tregues i aftësive të shëndetshme verbale dhe jo një mbulesë për mungesat e tyre", konkluduan studiuesit. "Folësit që përdorin fjalë tabu e kuptojnë përmbajtjen e tyre të përgjithshme ekspresive, si dhe dallimet nuancore që duhet të nxirren për t'i përdorur fyerjet në mënyrë të përshtatshme.

Aftësia për të bërë dallime nuancore e tregon praninë e më shumë sesa njohurive më pak gjuhësore, siç nënkuptohet nga pikëpamja POV – Poverty of Vocabulary [Varfëria e fjalorit]".