Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që na sjellin humor të mirë

Foto: Ilustrim

Kur flasim për ushqime që na sjellin humor të mirë mendja na shkon te çokollata po nuk është vetëm ajo një nga ushqimet që na sjellin humor të mirë.

Ushqimet që na sjellin humor të mirë kanë të bëjnë me elementët përbërës që përmbajnë ato dhe që janë në gjendje të na sjellin humorin dhe energjinë që i nevojitet trupit dhe shëndetit tonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I ftohti, pak orë më pak dritë dhe më pak të ndritshme dhe në muajin janar që me datën 15 është dita me e keqe dhe më e ndjeshme e vitit, transmeton atsh, dhe njihet ndryshe dhe si fenomeni “E hëna e kaltër” (Blue Monday) janë këto arsye që e bëjnë janarin të mërzitshëm.

Për ta marr veten nga kjo mërzi na vjen në ndihmë ushqimi që është një antidepresiv natyral dhe burim i mirë i humorit ,për shkak të aftësisë së tij për të nxitur prodhimin e endorfinës dhe ndihmon organizmin për të patur një ndjesi të mirë e të shëndetshme.

Ja disa nga ushqimet që na ndihmojnë të kemi humor të mirë:

Image

Karbohidratet

Karbohidratet na bëjnë të lumtur .Ato janë miq të mirë të serantonimës hormonit të lumturisë. Kështu që duhet të konsumohen pa kaluar masën sepse nëse i konsumojmë pa kriter do shtojmë shumë në peshë. Bëjni recetat me bazë karbohidratet sa më të shëndetshme dhe për të sjellë lumturi.

Image

Vanilja

Disa shije dhe aroma mund të stimulojnë prodhimin e endofinës ,vanilja është shembulli numër një për të na ngritur humorin dhe na mban larg mërzisë dhe stresit.

Image

Speci djegës

Përveçse një antibiotikë natyral për organizmin ,speci djegës gjithashtu ka elementët bazë për prodhimin e endofinës. Duhet ta konsumoni për të qenë në humor të mirë dhe mos hiqni dorë vetëm se keni ndjesinë e djegies se përfitimet janë të shumta për shëndetin tonë.

Image

Tërshëra

Është një nga drithërat me elemente të pasura minerale për organizmin tonë dhe me aminoacide që ndihmojnë për të përthithur serontonimën hormonin e lumturisë. Tërshëra s’duhet të mungojë sidomos në vaktet e mëngjesit për të pasur një ditë të lumtur para dhe plot energji.

Image

Çokollata

Pa diskutim është e para e përbërë nga elementë që na ndihmojnë për të menduar pozitivisht në humorin tonë dhe është një ”aleate” e rëndësishme e lumturisë tonë. E ëmbël për një jetë të ëmbël dhe me buzëqeshje!

Image

Peshqit me ngjyrë bojëqielli

Janë të pasur me Omega 3 që përmirësojnë humorin. S’duhet t’ju mungojë në dietën tuaj sardelet, sepjet e çdo prodhim deti me nuancën bojëqielli për një humor të mirë në tavolinën tuaj.