Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Cilat pemë dhe perime trajtohen më së shumti me pesticide

Mollët prej shumë vitesh kanë qenë në krye të listës së ushqimeve më të kontaminuara, ndërsa tani këtë vend po e zënë dredhëzat. Sipas regjistrimit të EWG-së (Environmental Working Goup) nga viti 2016, dredhëzat gjenden në krye të listës së ushqimeve që trajtohen më së shumti me pesticide të ndryshme.

Shkencëtarët kanë zbuluar se 98% e mostrave të dredhëzave e përmbajnë të paktën një pesticid, ndërsa një mostër ishte trajtuar me madje 17 kimikate të ndryshme, transmeton Koha.net. Prodhuesit i duan dredhëzat në treg gjatë gjithë vitit, dhe për këtë arsye është rritur edhe aplikimi i pesticideve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por dredhëzat nuk janë të vetmet. Ekzistojnë edhe 12 ushqime të trajtuara me sasi të mëdha të pesticideve, dhe këtu përfshihen: dredhëzat, mollët, nektarinat, pjeshkët, selino, rrushi, qershitë, spinaqi, domatet, specat e ëmbël, domatet cherry dhe trangujt.

Për fat të mirë, ekziston edhe një listë e ushqimeve të cilat gjithsesi duhet t’i shtoni në listën tuaj të blerjeve dhe t’i konsumoni pa frikë. Këtu përfshihen: avokado, misri i ëmbël, ananasi, lakra, bizelet (e ngrira), qepët, shpargu, mango, papaja, kivi, patëllxhani, pjepri, grejpfruti dhe lulelakra.

EWG me këto regjistrime ka dashur të theksojë se është e nevojshme të hahen fruta dhe perime, por gjithsesi duhet kufizuar konsumimin e pesticideve. Përmes blerjes së ushqimeve organike ne mund t’i shmangim pesticidet dhe të ndihemi të sigurt.