Shëndetësia njeh katër grupe gjaku dhe çdo njeri, përmes një analize të thjeshtë të gjakut, mund të kuptojë se çfarë personaliteti ka.
Grupet kryesore të gjakut janë: A, B, AB, dhe O dhe në bazë të rezusit të tyre “+” ose “-“ shkojnë në 8. Mirëpo shpesh njerëzit me grup gjaku O janë cilësuar si specialë dhe “jo” specialë, transmeton Shqip.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë pari, njerëzit me grupin e gjakut 0, nga pikëpamja shëndetësore janë në një lloj disavantazhi. Ata janë të prirë për ulcerë, probleme me tiroidet, nivele të ulëta hormonesh, dhe mangësi në jod. Ata janë më të prirë të mbajnë ujë, të bëhen obezë, dhe kanë tumore të padëshiruar.
Por sërish, njerëzit me grupin e gjakut 0 janë shumë të rëndësishëm. Përse? Sepse njerëzit me këtë grup gjaku luajnë një rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë. Ata kanë energji udhëheqësish, kanë prirjen të jenë të fokusuar, dhe kanë disa prej cilësive më të mira.
Kur janë nën stres, ata bëhen zemërakë, impulsivë dhe hiperaktivë. Dieta e keqe dhe mungesa e ushtrimeve i bën të prirur për probleme shëndetësore.
Japonezët e kanë ditur prej kohësh se ky grup gjaku është special. Ata madje, ndonjëherë në intervista pune, të pyesin nëse ke grupin e gjakut 0! Sepse këta persona janë ndër më të përgjegjshmit, të përkushtuarit, të organizuarit dhe të fokusuarit. Besohet se janë më logjikë dhe se paraardhësit e tyre ishin ndoshta gjahtarë.
Gjithashtu grupi i gjakut 0, ka këto tipare. Personat që kanë grupin 0 janë shumë të përgjegjshëm dhe shoqërorë. Atyre u pëlqen të ndërmarrin nisma, ndonëse jo gjithnjë i çojnë deri në fund. Krijues dhe të njohur nga të tjerët, personat me grupin e gjakut 0 pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe shfaqin më tepër besim te vetja.
Personat me grupin e gjakut 0 priren të jenë ose vetmitarë, ose udhëheqës. Ata janë zakonisht intuitivë, të përqendruar, të pavarur dhe guximtarë. Nëse kërkoni dikë që të përballojë mirë stresin, këtë e bëjnë më së miri ata që kanë grupin e gjakut 0. Gjithashtu ata kanë imunitet më të fortë dhe fizik të shkëlqyer.