Alzheimer është një nga llojet e demencës (degjenerimi i trurit) që shkakton probleme me kujtesën, të menduarit dhe mënyrën e sjelljes.
Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë më herët. Simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja si vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara kohët e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëta persona kanë nevojë për përkujdesje nga familjarët e tyre ose nga një i afërm. Pasojat e saj janë fizike, psikologjike, ekonomike dhe sociale.
Me rrezik më të ulët për zhvillimin e kësaj sëmundjeje rezultojnë njerëzit që merren me aktivitete intelektule si leximi, shkrimi i kujtimeve, lojëra me pazlla, fjalëkryqe, përdorimi i instrumenteve muzikore, marrëdhëniet e mira shoqërore apo mësimi i gjuhëve të huaja.
Kujdes duhet treguar edhe me ushqyerjen, transmeton atsh. Rreziku është më i lartë kur përdorim yndyra, sheqerna apo proteinat shtazore.
Më shumë dobi janë edhe aktivitetet sportive apo ecjet dhe shëtitjet në ajër të pastër. Stimulimi mendor, ushtrimet dhe dieta e balancuar sugjerohen si mënyrat më të mira për të parandaluar dhe menaxhuar sëmundjen.