Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Nëse jeni kokëfortë mund të jetoni më gjatë

Pozitivizmi, kokëfortësia dhe puna me ndërgjegje mund të jenë çelës për të jetuar në gjatë, tregon një studim i fundit.

Studiuesit ekzaminuan shëndetin mental dhe fizik të një grupi italianësh të moshës ndërmjet 90 dhe 101-vjeç dhe zbuluan se shumica prej tyre kishin psikologji të njëjtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studimi është publikuar në revistën International Psychogeriatrics. Në raport thuhet se pjesëmarrësit më të vjetër kishin gjendje më të mirë mentale se sa anëtarët e tyre më të rinj të familjes, duke atribuuar këtë për jetëgjatësinë e tyre.

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Diego dhe Universitetin e Romës La Sapienza anketuan 29 pjesëmarrës që jetonin në fshatra në jug të Italisë.

Ata vlerësuan gjendjen e tyre mentale dhe fizike përmes një serie të testeve dhe intervistave.

Studiuesit treguan se personat treguan shenja kokëfortësie, për të cilat thanë se mund të jenë të dobishme pasi këta njerëz kujdesen më tepër se sa të tjerët mendojnë.