Doni të dini si mund të ulni tensionin e gjakut në mënyrë natyrale? Kripa është cilësuar gjithmonë si “armike” e tensionit të gjakut – përfshini sa më pak prej saj në dietë dhe do të jeni të sigurt.
Studimet kanë treguar se është shumë e rëndësishme të zgjidhen ushqime të ulëta në sodium (me përmbajtje të ulët në kripë) dhe të lartë në të paktën 2 nga 3 këto minerale të fuqishme: kalcium, magnez dhe kalium, transmeton shëndeti.com.al. Shtoni këto super-ushqime në dietën tuaj ushqimore për të ulur tensionin e lartë të gjakut, si dhe për të parandaluar atakun në zemër dhe goditjen në tru, shkruan “shëndeti”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFasulet e bardha
Një kupë me fasule të bardha siguron 13% të kalciumit, 30% të magnezit dhe 24% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Mishi i gjelit të detit
3 racione mish gjeli i detit sigurojnë 6% të magnezit dhe 15% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Kos
Një kupë kos siguron 49% të kalciumit, 12% të magnezit dhe 18% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Kivi
Një kivi siguron 2% të kalciumit, 7% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Pjeshkë dhe nektarin
Një pjeshkë ose nektarin siguron 1% të kalciumit, 3% të magnezit dhe 8% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Banane
Një banane e madhësisë mesatare siguron 1% të kalciumit, 8% të magnezit dhe 12% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Kale
Një filxhan me kale siguron 9% të kalciumit, 6% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Specat e kuq (gogozhare)
Një kupë me speca të kuq siguron 1% të kalciumit, 5% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Brokoli
Një kupë me brokoli të gatuar siguron 6% të kalciumit, 8% të magnezit dhe 14% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Patatet e ëmbla
Një patate e ëmbël e madhësisë mesatare (pa ia hequr lëkurën) siguron 4% të kalciumit, 8% të magnezit (7% pa lëkurën) dhe 15 % të kaliumit (10% pa lëkurën) që ju nevojiten çdo ditë.
Kuinoa
Një gjysmë kupë me kuinoa të gatuar siguron 1.5 % të kalciumit, 15 % të magnezit dhe 4.5 % të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.
Avokado
Një gjysmë avokado siguron 1% të kalciumit, 5% të magnezit dhe 10% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.