Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Veshja e mirë nuk është vetëm çështje mode

Tiranë, 30 nëntor – Veshja e mirë nuk është vetëm një çështje e modës: veshja ndikon si në atë që ndjejmë dhe si në perceptimin që të tjerët kanë për ne, transmeton ATSH. Veshjet, në fakt, ndikojnë në perceptimin që të tjerët kanë për personalitetin tonë.

Mënyra e veshjes së një personi ndikon në mënyrë të pashmangshme idenë tonë mbi personin që kemi përballë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ja disa arsye pse ajo që veshim përcakton se kush jemi dhe pse gjithmonë do të ishte më mirë të visheshim mirë.

Gjendja jonë shpirtërore

Ne vishemi në bazë të asaj që ndjejmë në atë moment. Është një proces i pandërgjegjshëm që ndodh pa e kuptuar atë.

A jemi të trishtuar? Ne do të kërkojmë automatikisht rroba që nuk na vlejnë, ndërsa në të kundërtën ndihemi të lumtur, nëse do të përdorim veshjet që do të tregojnë pikat tona të forta.

Vishuni me kujdes dhe do të ndiheni më mirë .

Zakonet tona

Veshja jonë flet për ne, sepse na tregon atë që bëjmë gjatë ditës dhe, dihet që zakonet tona përcaktojnë se kush jemi.

Kujdes pra se si visheni, sepse rrobat bëhen një mjet i rëndësishëm për t’u lidhur me një grup të caktuar njerëzish.

Mendja jonë

Nëse humori ynë ndikon mënyrën se si vishemi, ndodh edhe e kundërta.

Rrobat mund të na ndihmojnë të rrisim vetëbesimin dhe të besojmë më shumë në vetvete.

Për shembull, duke veshur këpucë me takë dhe të vini buzëkuq të kuq, do të ndiheni e pamposhtura.

Performanca

Një studim i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Northwestern ka treguar se si performanca jonë ndikohet nga fustani që veshim.

Me pak fjalë, nëse keni nevojë për një nxitje për të bërë mirë punën tuaj, duhet të visheni ashtu siç kërkon roli: kështu që ju mund të përfitoni maksimumin nga aftësia juaj.