Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shtypja e gjakut mund të ngrihet nëse jetoni afër aeroportit

Të jetosh pranë aeroportit nuk është e vështirë vetëm për dëgjimin tuaj, por mund të jetë e vështirë edhe për zemrën, sugjeron studimi i ri.

"Volumi i trafikut ajror e ka arritur kulmin qëkur u prezantuan avionët me motor reaktiv në vitet 1960", tha autorja e studimit Marta Rojek, studiuese në Kolegjin Universitar të Mjekësisë Jagiellonian në Krakov të Polonisë. "Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, ka pasur 64 milionë ngritje dhe aterrime në vitin 2013 dhe kjo shifër pritet të dyfishohet në 20 vjetët e ardhshëm."

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Rritja e qëndrueshme në trafikun ajror dhe zgjerimin e aeroporteve, së bashku me zhvillimin e zonave të banuara pranë aeroporteve, ka rezultuar në një numër më të madh të njerëzve që janë ekspozuar ndaj zhurmës së aeroplanëve", tha Rojek në një deklaratë për shtyp të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, transmeton koha.net.

Ajo shtoi se ka prova në rritje se ekspozimi ndaj zhurmës së avionëve mund ta rrisë rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut, sidomos gjatë natës. Ka gjithashtu disa të dhëna që sugjerojnë që hospitalizimi për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru mund të rritet me ekspozimin ndaj zhurmës së aeroplanëve, tha ajo.

Studimi i ri i përfshiu 201 persona në mes moshës 40 dhe 66 vjeçare. Përafërsisht gjysma jetonin në një zonë me nivele të larta të zhurmës së avionëve për më shumë se tre vjet. Grupi tjetër kishte ekspozim të ulët ndaj zhurmës së avionëve për më shumë se tre vjet.

Njerëzit në zonat me zhurmë të lartë kishin më shumë gjasa të kishin tension të lartë - 40 për qind kundrejt 24 për qind. Personat e ekspozuar ndaj zhurmës më të madhe të avionëve kishin gjithashtu më shumë të ngjarë të kishin dëmtime të zemrës, tregoi studimi.

Edhe pse studimi nuk ishte dizajnuar ta dëshmonte parimin e shkak-pasojës, "rezultatet sugjerojnë se të jetuarit pranë një aeroporti për tre vjet ose më shumë lidhet me një rritje të rrezikut të presionit të lartë të gjakut dhe hipertensionit. Këto ndryshime si rezultat mund të çojnë në dëmtime të aortës dhe zemrës e cila mund ta rrisë rrezikun e pësimit të sulmit në zemër", tha Rojek.

"Më shumë punë nevojitet për t’i zbatuar ligjet për ekspozimin ndaj zhurmës së avionëve si të dëmshme për shëndetin tonë. Gjithashtu na duhen kërkime të mëtejshme për ta kuptuar se si shkaktohet dëmi dhe nëse ai mund të shërohet," përfundoi ajo.

Gjetjet u prezantuan kohët e fundit në takimin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Sophia Antipolis në Francë. Studimet e prezantuara në takime janë konsideruar në mënyrë tipike si preliminare derisa të publikohen në një revistë shkencore.