Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Soda e bukës e shkëlqyer për largimin e pesticideve nga pemët dhe perimet

Soda e bukës ka aplikime të shumta. Përdoret në kuzhinë, për kujdesin e lëkurës dhe madje edhe për trajtimin e disa problemeve shëndetësore. Nuk është e shtrenjtë, ndërsa efektiviteti i saj është dëshmuar në shumë studime. Në këtë rast, soda u tregua shumë e efektshme në largimin e pesticideve të dëmshme nga pemët dhe perimet.

Në një studim të kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Massachusetts, u dëshmua se soda i eliminon deri në 96% të pesticideve nga ushqimi gjatë një periudhe prej 15 minutash, transmeton Koha.net. Kur përzihet me ujë, fitohet pasta. Nëse pasta aplikohet në lëvoren e mollës, ajo do t’i eliminojë mbetjet e pothuajse të gjitha pesticideve të përdorura zakonisht për t’i mbrojtur pemët dhe perimet. Kjo metodë është më e efektshme se aplikimi i deritanishëm i llojit të zbardhuesit me të cilin pemët trajtoheshin për 2 minuta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autorja kryesore e studimit, dr. Lili He tha, "Mbetjet e pesticideve mund të mbeten në produkte ashtu që pas konsumimit ato arrijnë në organizmin tonë. Pasi që kjo është shumë e rrezikshme, duhet të gjejmë mënyra për t'i zvogëluar ato".

Në këtë studim, shkencëtarët i përdorën pesticidet e zakonshme tiabendazole të cilat depërtojnë në lëvoren e mollës dhe fosmet. Ata i trajtuan me to pemët dhe i lanë një ditë. Pas kësaj, disa molla i shpëlanë me ujë të pijshëm, ndërsa disa me një tretësirë zbardhuesi ose përzierje të bikarbonatit dhe ujit. Me ndihmën e teknologjisë më të fundit, ata e matën praninë e pesticideve në sipërfaqe dhe brenda frutave, përcjell Koha.net. Rezultatet e arritura treguan se soda e bukës ishte më efikase. Pas 12 minutash të aplikimit, u zhdukën 80% e tiabendazolit dhe 96% e fosmeteve. Tiabendazoli mënjanohet më vështirë, sepse ai depërton në brendësi të mollës.

Soda i eliminon pesticidet për shkak të alkalinitetit të saj të lartë, i cili i shpërbën komponentët kimikë në molekula më të vogla dhe më të padëmshme. Rezultatet e hulumtimit u publikuan në Journal of Agricultural Food Chemistry.