Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Simptomat që tregojnë mungesën e vitaminës B12

Vitamina B12 i takon një grupi vitaminash të tretshme në ujë dhe të rëndësishme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe për funksionimin e duhur të sistemit nervor.

Ky nutrient esencial është i pranishëm në ushqimet me origjinë shtazore, si mish, peshk, vezë dhe produktet e qumështit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mungesa e vitaminës B12 nuk është një dukuri e rrallë dhe grupet që mund të jenë në rrezik të shtuar janë të moshuarit, njerëz që ndjekin një dietë të rreptë vegane, personat që marrin metforminë, personat që marrin ilaçe afatgjata për urth.

Disa nga simptomat më të zakonshme të mungesës së vitaminës B12 janë dobësi dhe lodhje, ndryshim i disponimit, marramendje, humbje e frymëmarrjes dhe lëkura e zbehtë, transmeton KosovaPress.

Nëse jeni në rrezik ose ndjeni ndonjë nga simptomat e mungesës së kësaj vitamine, kontaktoni mjekun tuaj.

Lajm i mirë është se mungesa e vitaminës B12 mund të parandalohet ose të shërohet nga ndryshime shumë të thjeshta në zakonet e të ngrënit.