Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Përzgjedhja e pijes alkoolike e përcakton disponimin: Birra relakson, pijet më të forta rrisin energjinë

Sipas një studimi të kryer në Universitetin Bangor dhe King’s College në Londër, lloji i pijeve alkoolike ndikon ndryshe në emocione dhe e ndryshe e përcakton disponimin.

Në hulumtim, i cili u publikua në revistën “BMJ Open”, morën pjesë 30.000 persona të moshave 18 deri 34 vjeç nga më shumë se 20 vende të botës. Të gjithë të anketuarit thanë se llojet e ndryshme të alkoolit e kanë një efekt krejt të ndryshëm tek ta, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më shumë se 40 për qind e të anketuarve thanë se pas konsumimit të pijeve alkoolike ndihen më seksi, më shumë se gjysma thanë se bëhen më energjik dhe më me vetëbesim, një e treta e të anketuarve e pranuan se bëhen agresiv kur konsumojnë alkool.

Profesori dhe njëri nga studiuesit, Mark Bellis, tha se rrethanat në të cilat konsumoni alkool është një faktor i rëndësishëm i cili ndikon shumë në atë se si do të veprojë alkooli në ju.

"Për shembull, në qoftë se pini verë të kuqe për t'u relaksuar sigurisht do të jeni më të relaksuar, dhe në qoftë se pini vodka në ndejë, sigurisht do të filloni të ndiheni sikur keni energji", tha ai.

Rreth 60 për qind e të anketuarve thanë se ndihen letargjikë kur konsumojnë verë të kuqe, ndërsa më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se vera e kuqe i relakson.

Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se ndihen më energjikë dhe me më shumë vetëbesim kur konsumojnë pije të forta, ndërsa më shumë se 40 për qind e të anketuarve thanë se ndihen seksi. Gjysma e të anketuarve thanë se birra i relakson.

Gjithashtu, studiuesit paralajmëruan për dëmin e konsumit të tepërt të pijeve alkoolike.