Me kalimin e kohës të gjithë kanë nevojë për detoksifikim të trupit për shkak se gjatë këtij procesi trupi liron substancat e dëmshme.
Këtu janë disa ushqime që mund të ndihmojnë për detoksifikimin e trupit:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPanxhari e ul nivelin e radikaleve të lira në trup dhe ndihmon në procesin e rigjenerimit të qelizave të mëlçisë, transmeton KP.
Brokoli ka veti të shkëlqyera antioksiduese. Shkencëtarët kanë treguar se konsumi i rregullt i kësaj perime mund të zvogëlojë rrezikun e kancereve ndryshme.
Çaji jeshil është një burim i shkëlqyer i antioksiduesve. Ai përmban kafeinë, në sajë të cilës siguron energjinë e nevojshme dhe ndihmon në nxjerrjen e ujit të tepërt nga trupi.
Qepa dhe hudhra përmbajnë flavonoide, të cilat stimulojnë mëlçinë, dhe kanë veti të shkëlqyera antibakteriale dhe forcojnë sistemin imunitar.