Rezultatet e studimit të ri të kryer në SHBA treguan se femrat që e pinë nga një gotë verë të kuqe në javë kanë pjellori më të lartë se femrat që nuk pinë verë, ndërsa shkencëtarët besojnë se kjo është pasojë e antioksidantëve që i ka vera.
Në hulumtim morën pjesë 135 femra të moshës 18 deri në 44 vjeç, të cilat në ditarin e tyre regjistruan se sa verë konsumuan në muaj. Gjatë kësaj periudhe ato kryen ekzaminime të rregullta me ultrazë, me qëllim që të kenë të dhëna të sakta për pjellorinë, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultatet e studimit treguan se femrat të cilat rregullisht konsumojnë verë të kuqe, pavarësisht nga faktorët e tjerë, e kanë një rezervë më të mirë të vezoreve. Studiuesit theksojnë se këto rezultate tregojnë se përparësi kanë vetëm femrat që pinin sasi të moderuara të verës së kuqe, apo pesë gota në muaj.
Përveç kësaj, ata theksojnë se rezultatet e këtij studimi duhet të merren me rezerva për shkak se studimi nuk ka treguar se vera e kuqe është ekskluzivisht përgjegjëse për rritjen e pjellorisë.
President i shoqatës britanike për fertilitet, Adam Balen, tha për "The Times" se hulumtimi është interesant, por edhe se nevojiten hulumtime të mëtejshme për t’i konfirmuar rezultatet e tij.