Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkenca prapa aventurës për një natë

Hulumtimi i lidhjes mes alkoolit dhe aventurës për një natë nënvizon se si kultura e pirjes së alkoolit i shndërron takimet seksuale në tregime shpërblyese për seksin.

Hulumtimi për aventurën për një natë i kryer në mesin e të rinjve në Norvegji të cilët dalin intensivisht zbuloi se, për shumë njerëz, seksi është dytësor në raport me tregimin. Po, nuk është seksi i rëndësishëm – i rëndësishëm është tregimi, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Shumica e të anketuarve përdorën terma si "kaotike", "egër" dhe "çmendur" kur i kujtuan këto episode, duke lënë të kuptohet se kënaqësia eksplicite seksuale nuk është ndoshta rezultati më i rëndësishëm i këtyre përvojave," konkludoi sociologu Willy Pedersen dhe kolegët e tij nga universiteti i Oslos në një punim të publikuar në revistën International Journal of Drug Policy. "Në vend të kësaj, tërheqja qëndron në thyerjen e normave në kontekstet që e mundësojnë pushimin - dhe mundësinë për t'i kthyer ato në tregime të mira për dalje".

Pedersen dhe ekipi i tij i intervistuan 104 të rinj për aventurat e tyre të dehura. Të anketuarit u ndanë në mënyrë të barabartë në meshkuj dhe femra, ndërsa mosha mesatare ishte 25 vjeç.

Ka rrezik në takimet e tilla, veçanërisht për femrat, të cilat ende përballen me një standard të dyfishtë kulturor për sjelljen seksuale. Por Pedersen i quajti dallimet gjinore në këtë studim "çuditërisht të vogla", derisa meshkujt dhe femrat i kujtonin përvojat kryesisht pozitive.

"Kënaqësia seksuale mund të zgjatet përtej marrëdhënieve seksuale", shkruajnë hulumtuesit. "Ajo është diçka që zakonisht kujtohet me gëzim, mund ta përcjellë ndjenja e kënaqësisë, ndjesia pozitive fizike dhe përfitime psikologjike të eksitimit seksual dhe afrimit me një qenie tjetër njerëzore. Për më tepër, shumë të anketuar theksuan se seksi pa obligime mund të çojë në reagime të moshatarëve në formën e njohjes dhe respektit. Në këtë mostër, seksi konsensual pa obligime zakonisht nuk shoqërohet me ndjenjat e keqardhjes dhe turpit tek femrat."

"Përderisa jeni të kujdesshëm, seksi për një natë mund të jetë vërtetë zbavitës", tha një femër e identifikuar si Hedda, për studiuesit. "Atë duhet ta hulumtosh deri në fund; është pjesë e seksualitetit. Duhet ta bësh atë që të mund të vazhdosh më tej, të mësosh gjëra të reja dhe ta zbulosh veten dhe seksualitetin tënd. Secilën herë mësoj diçka të re."

Dhe siç thotë thënia, edhe kur është keq, është mirë.

"Nuk ka të bëjë me seksin; mendoj, teknikisht", tha personi i identifikuar si Gunnar. "Ka të bëjë me njohjen e një personi të ri, dashurisë dhe afirmimit. Nëse mund ta dërgosh dikë në shtëpi, atëherë kjo nënkupton se je i afërt për dikë. Është edhe ndjenja e mirë fizike të nesërmen, aspekti fizik i kësaj."

Të gjithë të anketuarit pinë shumë, dhe shumë prej tyre shpesh i vizitojnë ose punojnë në bare, klube nate dhe restorante. Pirja e alkoolit merret si “e mirëqenë” në rrethana të tilla, por të anketuarit "ishin të vetëdijshëm se alkooli mund t'i hapte ata për çdo lloj përvoje - të mirë apo të keqe".

"Është e vështirë t’i kuptosh kënaqësitë e aventurave të dehura për një natë pa e parë se si ofrojnë materiale të shkëlqyeshme për të treguar tregime", shkruhet në punim. "Repertori narrativ i tregimeve të dehjeve paraprake "të çmendura" ose "argëtuese" gjithashtu shpjegon se si përvojat negative seksuale mund të interpretohen si "të egra" dhe, si rezultat, të bëhen burim kënaqësie.