Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Rekomandohet që muskujt t’i ndërtoni me not, ecje dhe ushtrime të forcës

Profesori në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard, I-Min Lee mendon se vrapimi maratonik nuk është mënyra më e shpejtë për t’i formësuar muskujt dhe sugjeron pesë ushtrime nga të cilat, pretendon ai, do të keni shumë përfitime - nga humbja e peshës, forcimi i muskujve dhe eshtrave, e deri tek mbrojtja e zemrës dhe neurosistemit.

Lee pretendon se noti është ushtrimi i përsosur sepse, përveç se e aktivizon çdo muskul të trupit duke mos krijuar presion në nyje dhe shpinë, noti e mbron edhe trurin nga plakja dhe i forcon muskujt e zemrës, transmeton Koha.net. Notimi u rekomandohet personave me artrit dhe sëmundje të tjera muskulo-skeletore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Noti i rregullt (30-45 minuta) e forcon qëndrueshmërinë, e ngritë disponimin dhe ul depresionin.

Ushtrimi tjetër të cilin Lee e rekomandon është arti marcial kinez Tai Chi, i cili është një kombinim i lëvizjeve të lehta dhe meditimit, ndërsa e synon lëvizshmërinë e energjisë së jetës Chi. Tai Chinë mund ta praktikojnë njerëzit në çdo moshë, ndërsa vëmendje e veçantë i kushtohet frymëmarrjes së thellë.

Lee e thekson rëndësinë e ushtrimeve të forcës që e rrisin masën e muskujve dhe në këtë mënyrë e stimulojnë metabolizmin derisa jemi në gjumë, gjë që rezulton me rritjen e konsumit të kalorive. Për këto ushtrime, ju duhen pajisje për ushtrime, si peshat dhe gjëra të ngjashme, por Lee thekson se ekzistojnë edhe ushtrime që e përdorin peshën trupore, si ulja galiç (squats), ushtrimet e barkut dhe pompat.

“Që ushtrimet të kenë rezultat, duhet të keni durim”, tha Lee.

Edhe pse tingëllon si diçka shumë e thjeshtë, nga diçka që nuk keni dobi, Lee thekson se ecja është një ilaç shumë i fuqishëm.

Disa studime kanë treguar se gjysmë orë ecje ndikon pozitivisht në trup dhe tru. Ecja e zvogëlon rrezikun prej sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër, e përmirëson cilësinë e gjumit, e zvogëlon rrezikun e tensionit të lartë dhe diabetit, mbron nga depresioni, ndihmon në luftën kundër stresit, e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit dhe zorrëve, e përmirëson disponimin, e inkurajon humbjen e peshës, ndikon pozitivisht në nyje dhe i redukton dhimbjet e shkaktuara nga artriti.

Lee gjithashtu i rekomandon ushtrimet Kegel të cilat, thekson ai, janë po aq të mira si për meshkujt ashtu edhe për femrat, sepse i forcojnë muskujt e legenit, përcjell Koha.net. Ai rikujton se këta muskuj (të mitrës, fshikëzës, zorrës së hollë dhe rektumit) mund të dobësohen dhe se ushtrimet Kegel kontribuojnë në forcimin e tonusit të muskujve.

Rezultatet e hulumtimit u publikuan në raportin “Startin to Exercise”, i cili është publikuar në revistën Harvard Healthbeat.