Rreziku nga prekja e sëmundjes Alzheimer mund të vërehet në moshë të mesme, sugjerojnë studimet e reja.
Inflamacioni ndërmjet moshës 40-50-vjeç mund të jetë një indikator i tkurrjes së trurit dekada më vonë, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkencëtarët kanë gjetur lidhjen ndërmjet inflamacionit që mund të përshpejtojë tkurrjen e trurit më vonë gjatë jetës.
Kjo ka shtuar shpresat se një testi i thjeshtë i gjakut mund të tregojë nëse do të ketë gjasa për t’u prekur nga sëmundja e pashërueshme.
Gjetjet kanë nxitur një profesor udhëheqës britanik që të sugjerojë se aspirina mund të zvogëlojë rrezikun nga çmenduria.
Studiuesit pohojnë se njerëzit që kanë indikatorë të inflamacionit në gjakun e tyre në vitet '40 dhe '50 mund të kenë më shumë tkurrje të trurit disa dekada më vonë.
Humbja e qelizave është gjetur në zonat e trurit të prekur veçanërisht nga Alzheimer.
Një studiues kryesor ka sugjeruar se aspirina mund të jetë çelësi për të ulur rrezikun nga dementia.
Studimi i jep besim teorisë se sistemi imunitar luan një rol vendimtar në zhvillimin e dementia.
Profesori Peter Lachmann, profesor emergjent i imunologjisë nga Universiteti i Kembrixhit, thotë se gjetjet mbështesin pikëpamjet se barnat antiinflamatore, si aspirina dhe shmangia e pirjes së duhanit, mund të shtyjnë fillimin e dementia.